Përmes një postimi në Twitter në faqen zyrtare të klubit të Real Madrid kanë treguar atmosferën e mrekullueshme pas fitores së ‘Los Blancos’ sonte të cilët bën një rikthim senzacional kundër Sevillas.
Derisa këndojnë dhe festojnë për fitoren e madhe shihet edhe mbrojtësi austriak, David Alaba i cili merr një karrige dhe feston me të për të treguar gëzimin e madh në kampin madrilen për këtë fitore.
Me këtë fitore madrilenët arrijnë në kuotën e 75 pikëve dhe mbeten në vendin e parë, ndërsa i duhen vetëm edhe dhjetë pikë nga gjashtë ndeshje që të sigurojnë titullin kampion. /gazetametro.net

