Thursday, December 25, 2025
BallinaSportNjë fëmijë afrohet dhe i godet xhamin e Ferrarit, kështu reagon futbollisti...

Një fëmijë afrohet dhe i godet xhamin e Ferrarit, kështu reagon futbollisti i Barcelonës

Një episod komik me protagonist mbrojtësin e Barcelonës, Umtiti ka bërë xhiron e rrjetit.

Në videon e publikuar nga prestigjiozja spanjolle “As”, shihet Umtiti që ka ndaluar makinën e tij jashtë qendrës stërvitore të Barcelonës për të firmosur disa autografe për personat e pranishëm.

Në një moment një fëmijë i afrohet makinës Ferrari të futbollistit, dhe e godet në pjesën e xhamit anësor për të tërhequr vëmendjen e tij.

Në atë moment Umtiti nisur dhe nga vlera e makinës, i bën me shenjë tifozi të vogël që të mos e përsërisë veprimin.

Insistimi i tij ama shkon përtej makinës luksoze të lojtarit, gjë që shkakton një reagim epik të Umtiti, i cili më pas largohet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT