Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritBUKURIA M'MBET MERAK....!!

BUKURIA M’MBET MERAK….!!

BUKURIA M’MBET MERAK….!!

Më kalove aty pranë.

Fytyr kuqe si qershi.

Pse ma mbajte kokën mënjanë.

Kur të thirra,oooh ç’perri.!

Edhe lulja sapo çelur.

Nurin tënd nuk e ka

Atë trup si selvi derdhur.

Si një yll hija t’ka ra.!

Kur të dalësh përsëri.

Ktheje kokën më shih mua.

Trëndafilin do t’ta jap.

Të të them se ty të dua….!!

Atë ditë sapo të pashë.

Zemra ime bëri trak.

Mezi pres të të takoj.

Bukuria m’mbet merak…!!

Poezi nga Zihni Ndregjoni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT