Wednesday, December 4, 2024
BallinaLajmeRrahu të miturin me nevoja të veçanta në Kaçanik, suspendohet zyrtari policor

Rrahu të miturin me nevoja të veçanta në Kaçanik, suspendohet zyrtari policor

Një zyrtar policor në Kaçanik është suspenduar pasi dyshohet se ka rrahur një të mitur me nevoja të veçanta.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë iniciuar procedurat e parapara ligjore ndaj zyrtarit policor Rr.M., dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, më datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në rrjete sociale është shpërndarë një video ku zyrtari policor në fjalë shihej duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri. I përfshirë në rrahjen e të miturit është raportuar se është edhe djali i zyrtarit policor

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT