BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci-Ç`TË TË JAP VARGU IM

Shepresa Zurnaci-Ç`TË TË JAP VARGU IM

Alfabetit të ikjeve dhimbjen e mësuam
Nëpër gjeografinë e mallit mbetëm të harruar
Çfarë t’i japim vargjeve nëpër këtë vetmi
Pos etjen e shpirtit të trazuar

Na mbetën udhët plagë në shpirt
Dhe ikja na la të harruar
Çfarë t’i japim vargjeve kësaj vetmie
Pos etjen e shpirtit të trazuar

Asgjë kur ikëm s`morëm me vete
As edhe një të vetëm kujtim
E tani çfarë të të jap edhe ty o varg i bekuar
Pos etjen e shpirtit të trazuar

Dhe tani kur ikja me ne është mishëruar
Dhe udhët ëndrrat na i kanë kapluar
S`kam ç`të të jap o varg i bekuar
Pos etjen e shpirtit të trazuar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT