Monday, August 11, 2025
BallinaSportReali marshon sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga, mposht edhe...

Reali marshon sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga, mposht edhe Osasunën

Real Madrid ka fituar në udhëtim kundër skuadrës së Osasuna.

‘Los Blancos’ kanë marrë një fitore 1:3  në udhëtim kundër Osasuna, duke bërë një tjetër hap drejt titullit të kampionit në Spanjë,

David Alaba zhbllokoi sfidën, duke shënuar në minutën e 12’ të takimit, për epërsinë e parë të Realit.

Rezultati u barazua pas vetëm një minute, me Budimir që gjeti golin. Kurse, një minutë para fundit të pjesës së parë, topin në rrjetë e dërgoi Marco Asensio për 1:2.

Rezultatin final e vulosi Vazquez në minutën e 90’+6′.

Mbrëmja më e mirë nuk ishte për Karim Benzema, i cili gaboi dy herë nga penalltia, në minutat 52’ dhe 59’.

Real Madrid shkon në 78 pikë në pozitën e parë. Osasuna mbetet me 44 pikë në pozitën e nëntë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT