Ku ta marr bekimin tënd, o toka ime?
Të pushtuara nga perandoria e betonit
Janë dhe vendet e tua më të shenjta…
Kush do t’i mbushë me frymë kupolat gjigande??
Nga ballkoni i Kuzum Babas shehlerët panë
Të mbyteshin me qindra e mijëra fatkeq
Që iknin në kërkim të fatit…
Asgjë nuk bënë, asgjë nuk bëjnë…
Nën kapakët e mermertë
I fshihen pyetjeve dhe lutjeve
Që digjen me vajin e kandilave të enjteve,
Nën madhështin e faltoreve dhe kurbaneve,
E kanë humbur fuqinë…
“Peligrinë nga Babeli i largët do të vijnë,
Do të vijnë të falen e më s’do të shkulen”
Thotë era mbi Sazan
Dhe gjirit të Vlorës i meket ajri,
Të trembur ikin zogjtë, kuturu…
Toka ime i ka kyçur bekimet,
Ku të marr pak frymë?!…
