Thursday, December 26, 2024
BallinaLajmeKryetati i Sindikatës së bashkuar të arsimit ka treguar se do ketë...

Kryetati i Sindikatës së bashkuar të arsimit ka treguar se do ketë mbledhje të jashtëzakonshme , ja cilat vendime janë marrur ?!

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se sot në ora 14:00, do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet pezullimi i protestave në arsim.

Kreu  i SBASHK’ut, ka thënë se sot kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku të pranishëm kanë qenë të gjitha Federatat.

“Sot në orën 14:00 kemi takim me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve dhe të arsimit në Kosovë. Aty do të diskutojmë rreth situatës së fundit dhe çfarë do vendimi që marrim rreth protestave do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Jasharaj

Derisa propozimi i SBASHK’ut në këtë takim u mbështet nga të gjitha federatat që afati i fundit për draftimin e Ligjit të Pagave, ligji për skemat pensionale dhe ai për sigurimet shëndetësore të draftohen nga Qeveria deri në muajin shkurt, dhe në mars me u miratu në Kuvend.

Nëse merren parasysh, këto kërkesa sot nga Qeveria, atëherë SBASHK pritet që sot në orën 14:00 pritet të marrë vendim për pezullimin e protestave të arsimit të dhjetorit dhe janarit deri në mars. /

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT