DRITA SKUTASH DEPËRTUAR…
Drita skutash depërtuar,
hovin nisur më s’e ndal,
hija qoshesh shtegëtuar,
gjysmë-brengë çalë-çal…
Çalë-çal…myshkut rënë,
mat e pre…të sajin shtat,
kapur rrezes…caqe vënë,
qetë pastaj…bustin zgjat…
Bustin zgjat…plot finesë,
nëpër cepa hequr zvarrë,
mbytur valës me përtesë,
endur majash…si e marrë…
Drita skutash depërtuar,
grimca Jete kudo mbjell,
hija qoshesh shtegëtuar,
ditën lodhur muzgut sjell…
