FLETËT SI ÇERPIKU
Sa bie dielli çelin fletët!
Pas vesës së lëngëzuar,
Si çerpik i syrit t’bukur
Nga gjumi, sapo zgjuar
Ç’pamje kjo e adhuruar
Lulet, anojnë nga dielli!
Nëpër fushën e bleruar,
Tejetej, shkëlqen eteri!
Më sundon ky vokacion
Në sinkron me cicërima,
Saqë shpirtin frymëzon
Natyra, me plot enigma!