Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritRrahim Billa-Dashuria , burim i jetës

Rrahim Billa-Dashuria , burim i jetës

Dashuria , burim i jetës
Dashuria , burim i jetës.
Si kristal e i pashterruar.
Që kur nisi rrugën jeta.
Si pranverë ka lulëzuar.


Është një diell në gjithësi.
Tokës i jep ngrohtësi.
Për zemrat ka një diell tjetër.
E ka emrin dashuri.


Si pranverë në lulëzim.
Çel lule tek unë , tek ti.
Ndaj gjithnjë këndojmë për ty.
E madhërishmja dashuri.


Dashuri bleta për lulet.
Edhe lulja kërkon bletën.
Në çdo zemër sythet çelur.
Vazhdimisht përtërin jetën.


Saktësisht nuk di të them.
Se sa vlerë ka dashuria.
Shkretëtirë e krejt pa vlerë.
Pa të…ngjason gjithësia.


Nëna fort i do fëmijët.
Më shumë se jetën e vet.
Dashuria e saj hyjnore.
Me asnjë tjetër s’përngjet.


O njerëz mos mbjellim errësirë.
Veç dritë të mbjellim përherë.
Jeta bëhet më e mirë.
Jeta çel në shpirt pranverë.


Njëri tjetrin ta duam fort.
Vjen si një mesazh hyjnor.
Jeta bëhet më e bukur.
Jeta merr shkëlqim diellor.


Një dashuri e vërtetë.
Jetën mbush dritë e shkëlqim.
Pranvera në shpirtin tonë.
Që nuk blihet , as nuk ka çmim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT