Tuesday, December 3, 2024
BallinaKulturëArtEKSPOZITE PIKTURE (Hirushja moderne zbret në Kurbin)

EKSPOZITE PIKTURE (Hirushja moderne zbret në Kurbin)

Nga Imer Hysa

Qendra per zhvillima dhe integrim Europian (CEDI) në kuadēr tē zbatimit tē prejektit “Hirushja Moderne: tē sfidojē steriotipet gjinore të krijuar nga filmat vizatimorē” sot u ul këmbēkryq nē sheshin Gjin Pjetri tē qytetit tē Laçit. ” Qëllimi i këtij projekti – do të shprehej drejtorja Klara Kodra është reflektimi mbi stereotipet e roleve gjinore dhe normative sociale të krijuar nga filmat vizatimorë, duke ndërthurur kulturën me krijimtarinë” Kjo ekspozitë që gjallēroi jeten kulturore të qytetit tē Laçit dhe tērhoqi vëmendjen e shikuesve të shumtë u realizua me mbështetjen e zyrës arsimore të bashkisē sē Kurbinit. Qendra CEDI organozoi dy workshope dhe dy takime advokuese për dy shkollat e përzgjedhura te qyteteve Laç e Mamurras, përkatësisht “At Shqefen Gjeçovi” dhe Shkolla e Mesme Mamurras Një kontribut të vyer pēr realizimin me sukses të kēsaj ekspozite pikture dhanë mësueset Donika Jushi dhe Mimoza Dalti. Në këtë ekspozitë morēn pjesē 14 nxënēs të cilët pērmes përceptimeve vetiakè shprehnin personazhet e tyre te preferuar tē animuar nē ditēt e sotme si pamja, veshja dhe roli i tyre nē shoqēri. Kjo ekspozitë pikture ështē jo

thjeshtē aktivitet kulturor, por edhe një hap i mire qē nxënësit e talentuar tē shprehin talentin e tyre dhe në vendosjen e komunikimit në çeshtjet e aspekteve gjinore dhe zgjidhjen e tyre pērmes afrimitetit me mēsuesit, prindērit dhe qeverisjen vendore. Në fund juria vlerēsoi me çmime nxënēsit: Çmimi i parë Efrosini Tuga Laç Çmimi I dytë Kristian Nikolli Mamurras Çmimi i tretë Denisa Kola Mamurras. Po kështu juria vlerësoi me çmim inkurajues nxënësit e mëposhtëm Kristian Lleshi, Nisheta Piroli dhe Siera Kurpali.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT