Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sotta-TI ASGJË, S'PO MË THUA

Petro L. Sotta-TI ASGJË, S’PO MË THUA

TI ASGJË, S’PO MË THUA
Disa vite, s’të kisha parë,
Shumë e bukur, dukesh sot,
Sytë të ndrijnë, si qelibar,
Në tjetër vajzë s’i gjen dot


Ashtu i kishje dhe qerpikët,
Si një bisht, të zi pëllumbi,
Për çudi, s’më ra të fikët,
Moj e mira, të marrtë lumi…


Se m’u shfaqe, sot pa pritur,
Po pse vallë, në këtë stinë,
Buzët mjaltë, të ishin ngjitur,
Sikur kishin, ngrënë qershinë


Por si kokrrat e qershisë,
Aty në gjoks, sa s’po të binin,
E nën bluzë, mbuluar dy sisë,
Përpjet majat, po të rrinin


Kur të pashë, pak i habitur,
E çuditur, vërtetë m’u duke,
Përmbi vetull, cullufja zbritur,
Moj flokë verdha, pa balluke


S’kishe harruar, ç’të kisha thënë,
Por përgjigjen, nuk ma dhe,
Më kujtohet, sikur qe mbrëmë,
Kur larg shkove, e këtu më le


S’është çudi, që u pamë tani,
Dhe pse vite, kaluar kanë,
Thellë në shpirt, fshehur më rri,
Dridhet zemra, si një këmbanë…


Që të dy, e kishim një mall,
Mallin gjithë, në shpirt e tretëm,
Mos duhej të vinte, kjo ditë vallë,
Që njëri – tjetrin tani e gjetëm…?


S’është më ëndërr, kjo që duam,
Mos i mbaj, ti ndjenjat fshehur,
Atëhere ndoshta, s’u kuptuam,
Për ti sonte, më paske dehur…


Si një i dehur, te shoh kështu,
Mbi gjoksin tënd, të mbytem dua,
Dhe per nishanin, përmbi gju,
Ndërsa ti, asgjë s’po më thua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT