Friday, December 26, 2025
BallinaSportBernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

Duket se aventurës së Bernardo Silvës në Manchester City po i vjen fundi.I kërkuar nga Barcelona, ​​portugezi do t’u ketë treguar tashmë “Qytetarëve” se e mirëpret kalimin në Katalonjë, përcjell GazetaBlic Sport.
Mundo Deportivo raportoi dje se Bernardo Silva do të ketë folur me zyrtarët e Manchester Cityt në mënyrë që ata të analizojnë ofertën e mundshme që vjen nga Barcelona.

Me kontratë deri në vitin 2025 dhe duke qenë pjesë kyçe e Pep Guardiolës, anglezët shpresojnë të marrin të paktën 80 milionë euro për ta lënë lojtarin të largohet, një vlerë që katalanasit do ta kenë të mundur vetëm nëse arrijnë të shesin Frenkie De Jong.

I formuar te Benfica, Bernardo Silva nënshkroi me Manchester Cityn në vitin 2017, pas një periudhe në Monaco. Për anglezët, ai luajti 251 ndeshje në të cilat shënoi 48 gola dhe bëri 48 asistime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT