Të gjithë të gënjyen o Atdhe…!
Me gënjeshtra edhe sot
u ngryse ti o Atdheu im.
Të gjithë të mashtruan.
por poetët nuk të gënjyen .
poetët thanë të vërtetën.
Atdhe…!
Në e do fjalën kurajoze,
e gjen tek poetët e vërtetë,
ata shkruajtën për realitetin.
vargu i tyre rron mijëra vjet,
e njëmijë breza s’mashtrohen,
mëkat një popull me gënjyer.
