I Thash
I thash syrit pse shikon
ate qe per keq te pergojon
shiko para mos u ndalè
le te merren njerzit me fjalè
I thash vesheve mos degjoni
thash e themet i kaloni
le te flase bota e qete
nje dite do e pesojn vete
Dhe trurit nje dite i thash
mendo qete dhe avash
leri njerzit qe te vrapojne
se shum vone do e kuptojne
I thash vetes edhe njehere
mos loto per ata qe skan vlere
ngrihe koken jeten para vazhdo
buzeqesh dhe kurr mos u dorzo
