KUR VDES POETI
Kur vdes poeti, kjameti nuk bâhet,
vdiq edhe filozofi,
por qanë vargu,
lëngon fjala,
gjymtohet mèndja
Vdes edhe guximi
t´thuhet e t´i tregon,
kur lypset … kur duhet
Pat thënë një bard një herë
“Mos u bëj poet
nëse nuk je i gjithë
të vdesësh për fjalë…”
sa jete e rende kjo
Sa herë nxuna n´turfllim … jorrallë
mëndja m´tha … zbute zemrën plak o.
mos u bëj poet me shpirt t´dreqit,
as filozof me mèndje t´keqit,
rri e vdis si erdhe n´jetë
se fjala ka çmimin e vet
