BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-Malli

Dalinë Arifi-Malli

Kur të merr malli,
jam këtu.

K’tu jam me lotët,
me vetminë,
me ëndrrat,
me gjithçka që më ke lënë.
Malli, si një makth,
ma shtrëngon gjoksin.

Pi e dehem-
me t’harru,
fle dhe, kur zgjohem,
prapë njësoj:
ti je tek unë, je k’tu.
Një boshllëk,
mungesë dhe mall-
i përziej.

Nëpër udhët e botës
ec me t’harru.
Ti nuk je;
janë kujtimet,
janë dhimbjet
dhe një shpirt i lodhur. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT