Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeParalajmërojnë protesta,​gastronomët kundërshtojnë masat

Paralajmërojnë protesta,​gastronomët kundërshtojnë masat

Masat e antiCOVID-19 të vendosura së fundmi nga Qeveria e Kosovës ka ngritur sërish pakënaqësitë dhe ka rritur revoltën e gastronomëve.


Gastronomët po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, për çka thonë edhe se klubet e natës dhe sallat e dasmave janë mbyllur tash e sa kohë e po trajtohen si të burgosur. Meqë kërkesat e tyre nuk po realizohen, atëherë ata paralajmërojnë protesta.

Ai në një intervistë për KosovaPress tha se nga Qeveria e Kosovës është dashur një mbështetje më e madhe ndaj gastronomeve dhe bizneseve në përgjithësi pasi që kanë ishin të mbyllura po thua se për një vit.

“Nëse shohim që tre muaj kemi një gjendje epidemiologjike stabile, me procesin e vaksinimit ani pse kemi filluar të fundit jemi të parët në rajon të cilët jemi në procesin e vaksinimit të shembull, kjo do të thotë nuk është shfrytëzua nëse nuk ka pasur mundësi një mbështetje financiarë është dashur një mbështetje e liberalizimit të ekonomisë dhe funksionimit më të gjerë të gastronomisë në këtë rast, sepse po shohim që është shumë vështirë, sepse klubet e natës dhe sallat e dasmave të cilat janë pjesë e domenit të gastronomisë po mbahen nëse shohim në total për 19 muaj të mbyllura dhe po trajtohen si një i burgosur të cilëve nuk u sigurohet as bukë as ujë do të thotë as gjërat elementare nuk janë siguruar nga ana e shtetit”, ka shtuar ai.

“Nëse nuk munden pse nuk po i hapin, çfarë po mendojnë të bëjnë me këta dy sektorë, duan t’i shuajnë, është një situatë e jashtëzakonshme andaj edhe revolta e gastronomeve është rritur shumë, po i shohim të gjithë, ne pa përjashtim, Oda e Hotelierëve të Kosovës, është duke paralajmërua një lloj të protestës. Ne jemi duke tentu me të gjithë grupet parlamentare, në të gjitha format me ministrin e Financave, me ministrinë e shëndetësisë sepse nga ekonomia duhet të funksionojë Qeveria si trung jo si degë të veçanta dhe duhet t’i invojlvojë të gjitha mundësitë për të lehtësuar nëse ka mbyllje nëse ka mbështetje financiare, duhet të bëhet një projektligj i ri, duhet të bëhet një ligj i ri që ndryshon politikat fiskale, që i lehtëson të bërit biznes të gastronomisë”, ka shtuar ai

“Asnjëherë as në Qeverinë ‘Kurti 1’ as në Qeverinë ‘Kurti 2’, me kryeministrin Kurti nuk kemi pas takim vetëm njëherë kemi pas takim me ish kryeministrin Hoti, ku ka qenë para se të votohej ligji për rimëkëmbjen ekonomike atëherë i kemi dhënë edhe propozimet tona, kaloj 8% ajo ka qenë për tu përshëndet shumë sene të tjera kanë qenë për tu kritiku sepse ligji për ndarje buxhetore nuk i parashihte këto të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.

Ndërkohë që Vrainca ka përmendur tri masat mbështetëse dhe financiare që ka pas gastronomia në Qeverinë “Kurti 1”

Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që hynë në fuqi më 6 dhjetor kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga pra 05:00 deri në orën 23:00 të darkës, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT