Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-MOS HARRO?!

Landa Molishti-MOS HARRO?!

MOS HARRO?!
Pse më godet padrejtësisht,
Aty, ku s’duhet,
Atëherë, kur s’e pres?!
A nuk ishe ty,


Që shekujve ke rendur;
Pa u lodhur, nga harresa,
Pa u trembur, nga besa,
Pa t’u ndyshkur optimizmi, shpresa;


Për të më gjetur, mua…,
Tani, “Pak kohë të kam kushtuar, më thua?!!!
Para se të flasim thellë duhet menduar:
Të shprehemi me sinqeritet, pa egoizma!


Fjalët e ëmbla, të mos na lidhen në grykët…?!
E, çka zemrat na thonë, Lapsat të shkruajnë!…
Atë që ndiejmë,
Pa shqetësime,
Pa keqkuptime!…
Që midis nesh të kemi


Kurdoherë,
Një miqësi të pastër,
Si burimet e krojeve tona,
Një miqësi-pavdekësie, përjetësie!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT