Ëndrra pagane
Ngjitemi yjësive qiellore të gjallët e tokës
pëshpërisim lutjet e ëndrrave në veshët e Zotave Akropolit të fundosur
I kërkojmë secilit nga një dëshirë të vobektë,
me frymë njeriu ndezim flakë qirinjsh e presim bekimin,
të na zbresë mbi tokë mbarsur dëshirash hyjnore
qengj të sakrificës
gjysmë perendi.
