Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-VIZITË TE ISH REPARTI USHTARAK

Imer Hysa-VIZITË TE ISH REPARTI USHTARAK

VIZITË TE ISH REPARTI USHTARAK
Në ish fjetoret e ushtarëve flenin dhentë
Lopët qumështore flenin në ish depo armēsh
Në bunkerët e betontë te topave të rëndë
Viçat lëpinin piktura e iniciale ushtarësh


Te porta kryesore s’kish ushtarë me armë
Një tel rrethor e mbante mbyllur lehtë,
Stolat ku dikur takoheshin prindër e ushtarë
Tani ishin bërë vendstrehim për qentë.


Rruga e shkurtër për këmbësorët s’ishte më
Gjithçka kish ngelur në mëshirë të fatit,
I vetmi që ndjehesh mirë, mbase, si aga atje
Ishte fermeri te zyra e ish komandantit.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT