Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-M‘A THOSHTE IM ATË

Shefik Arifi-M‘A THOSHTE IM ATË

M‘A THOSHTE IM ATË

Më kish thënë im atë

Ma kish thënë shumë herë,

Të ligut dorën mos ja zgjatë

Se s‘ta di për nderë.

Dembelit hallin mos ja qaj

Ai veç për punë, jo nuk ish,

Dhe po i dhe një herë të haj

Domosdo do të kërkoj sërish.

E thoshte nga përvoja

Nga kurthet e tyre gati ish mbyt

Që dhe unë të mos shkalloja

Më thoshte; Bir, hapi mirë sytë.

Im atë tani nuk rronë më

Veç fjala e tij më shoqëron kudo

Dhe sot e dëgjoj atë zë

E dëgjoj domosdo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT