Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Moj kaleshe janinote

Namik Selmani-Moj kaleshe janinote

Moj kaleshe janinote

Lirikë çame

Fjala jote e behartë
Rri në degë të trëndafilit.
Cepë e faqes kartë e bardhë.
Njëzet diej fshihen sirit.


Moj kaleshe janinote
, Dil në prag të pret burimi
Mos më pe në ëndërr sonte,
Tek të puthja ballin, gjirin?


Një bucelë ujëkristali
Rri mbi supe si rri zogu.
Kur shkon udhës, ulet mali
Në saksi çel borziloku.


Do ta jap të tërë kuletën
Të të shoh në tatëpjetë.
Dhe me frymë ta rrëzoj pemën,
Të të mbroj –o nga rrufetë

.
Tundi moj, florinjtë në gjoks
Të të rritet ca më shumë.
O, te zjarri që zjarrmon
Seç m;u bë kjo zemër furrë

.
Hapi sitë si gjol në maj
Porsi lule të ngjajë bari.
Që të bëhet kënga flakë.
Që të shkrijë bora nga mali.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT