Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritDonika Meta Gjura-E mërzitur sonte!

Donika Meta Gjura-E mërzitur sonte!

E mërzitur sonte!

E mërzitur po mendoj,
asgjë, mbarë s’po m’shkon,
nuk e di, nëse e meritoj?!
apo jeta më sprovon..


Shpirt sonte gjumë s’kam,
do të dehem verë dot’ pi,
po i futem detit me not,
pritmë i dashur tash po vij.

.
Do t’mar krahët e një falkoi,
sa më shpejt të jem me ty,
të t’them sa të dashuroj,
e shpirti im t’gjejë qetësi.

.
E kalova pragun e derës,
Hëna, yjet po m’ ndriçojnë,
më shoqëron flladi verës,
pa tjetër sonte dua t’takoj.

.
Lëre derën gjysmë t’hapur,
telefonit s’mund ti bie,
far’e fisin e keni afër,
s’dua t’më dëgjojë njeri..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT