Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-GJETHE E JOTJA

Valbona Kolaveri-GJETHE E JOTJA

GJETHE E JOTJA

Merrmë vjeshtë
jam gjethe e jotja
zverdhur pritjeve
të angështa


Kam rënë
udhës së trishtimit


Pa shpresë
ditëve që ftohen


Miqtë
shkojnë e vijnë
kësaj udhe


Ua pashë të gjitha gjurmët
i kishin hapat e rëndë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT