Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Margarita Zeneli

Çaste poetike me poeten Margarita Zeneli

Nesër më dashuro patjetër..

Sot mbrëmja pa ty duket e heshtur
një trishtim vjen e një tjetër ikën
Dashuria u shua në qiell të vrenjtur
nesër do të lind një e re, patjetër!

E pres ëndrrën natën t’më trokas
derën e shpirtit hapur e kam lënë,
Të ndizet gjumi nga britma tallaz
në dritaret të zemrës roje kam vënë!

Kapërce çdo shteg e mur
në lëndinën e shpirtit qëndro më tepër,
Nëse sonte do shkelësh mbi gur
nesër do më dashurosh patjetër!

…………………………..

Edhe pak më shumë…

Të desha me shpirt
e me zemër
Të thirra dritë,
diell, e në emër….
Të desha si frymën
pa ty s’jetoja
heshtja kur të shihja,
veç zërin tënd doja ..
Të desha shumë herë
dhe kur të mërzisja,
nervat të mi falje
nga ty e prisja….
Ti veç pesë minuta
inat më mbaj
kthehu përqafomë
e në krahë më mbaj…
Të desha aq shumë
ndaj dhe për ty qaja
sa herë të shihja
lotët dot si mbaja..
Të desha me sy
e më pak me fjalë
kur të kisha ty
zemra s’kishte mall..
Unë kurrë nuk ika,
e lindur besnike,
me ty m’doli frika
ti më le dhe ike…
Sa herë të kam humbur
për ty jam lutur
E di sa? Shuuuuuumë!
ditëve e përhumbur
netëve rri pagjumë..
U thinja u treta
për një dashuri
Sa shumë ty të desha
veç pak duamë ti..
Tani pyes veten
mos faj kam dhe unë ?
pse mos të të doja
EDHE PAK MË SHUMË!!!

Margarita Zeneli🌼
Shtator 2022
Gjermani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT