Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritGJETHET E VJESHTËS-Feim Bllaca

GJETHET E VJESHTËS-Feim Bllaca

GJETHET E VJESHTËS

Gjethet binin leht n’tokë, n’kpshtin tim
Lloj ,lloj ngjyrash,sikur shtron një qilim
Disa binin vet ,disa të tjera , era i shkund
Ushtrime akrobacie ,luajnë pa fund.

Kush e di, sa kanë vuajtur, n’ ditë vere
A kanë pasur ujë ,me e shuar etjen
Dielli, mbi to ,rreze t’forta ,ka derdhur
Shiu i ka lagur,si nëna ,kur pastron fëmiun.

Gjethet i shkund era,si fluturat,kur fluturojnë
Me shumë elegancë, ato ,bien n’tokë e ujë
Fëmijët i presin me duar ,me ato, luajnë
Ngjyra të bukura, natyra u ka gdhendur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT