Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-NËSE

Valbona Kolaveri-NËSE

Nëse
ti ikën
me dritën
me qiejt
e s’më pret
me ajrin
unë
ah unë
s’do flas më me yjet
e s’e shoh më diellin


Vetëm ti
Botën ma shemb
më tret në dallgë
me detin
më shkret në flakë
me pyjet
më përhumb me natën


E më tremb
me dhembjen
gojën ma pret
pa puthjet


Nuk kam më shpirt
më beso
vdes çdo ditë
nga pak
pa ty
edhe nëse fryme po marr

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT