S’e njeh dot lartësinë ai që zvarritet,
As dritën e yjeve ai që zgjedh terrin;
Kush shkel mbi mirësinë, në vetvete gremiset,
Dhe mbjell në shpirtin e vet veç vrerin…
Mos prit që koha të ngrejë një gjykatore,
As që hakmarrja të bëhet ligj e kurorë;
Se ndërgjegjja është gjykatë hyjnore,
Ku shpirti dënon veten në heshtje mizore…
Se mosmirënjohja s’është veç një mëkat,
Por varfëri shpirti nën petkun e arit;
Kush vret mirësinë do vuajë fillikat,
I mbetur pa vlerë në meshirë të fatit….
