DALLGËT E DETIN…
Mos trokit në portën që ke harruar
mos eja në stinën e ftohtë të dimrit
kohë e gjatë harrove, që je larguar
si pluhuri i harresës po tretesh hirit
.
Mos shko rrugës që kishte një emër
as mos këput trëndafilen e kuqe
tash të kam harruar,s’je ma në zemër
që kur shkove tek tjetri ,u bëre nuse !
Një ditë do të takoj rrugës së vjetër
do të bëhem sikur s’të njoha kurrë
me dhembje do kujtoj si një vepër
që kur e lexova.. Fati peshon si gur.
Do të vijnë e ikin vite,koha tregon
cili dashuruam pa hile njëri-tjetrin
tash ç’rëndësi ka;Ti s’di a e beson
dëshmi kam vetëm dallgët e detin.