Një si ajo,
fëmijë në shpirt,
vajzë në dukje dhe grua
në mendje.
Një si ajo që kohën sfidon,
një si ajo që lufton e vetme,
një si ajo që kurrë s’u dorëzua,
një si ajo që u bën ballë stuhive.
Një si ajo që rrëzohet
dhe ngrihet pas çdo loti të derdhur,
një si ajo që kurrë nuk dorëzohet
lehtë…
Një si ajo që në dashuri jep
edhe shpirtin,
një si ajo që dhimbjes i thotë: “Tutje!”,
një si ajo që dimrat i kthen në verë,
një si ajo që jetën jep për fëmijët e saj.
Eh, një si ajo.
