M’i paska thyer koha
Brinjët e heshtjes
Tani eshtrat nuk rigjenerohen lehtë…
S’ka mjek që i shëruaka!
Le të shkojnë ashtu n’varr
Se dheu dikë e dënon
Apo heshtja dhe ofshama, n’varr
Dikë do ta falë
Jehonën e kohës së ftohtë, pasardhësit
S’di si do ta dëgjojnë?!
Heshtja kryeneçe theu kockat e kohës…
