Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci-PESHA E FJALES

Shepresa Zurnaci-PESHA E FJALES

PESHA E FJALES

Vlera e sajë ka helm e ar
mvaret se cilën e zgjedhë njeriu
e para vret me gjuhën e gjarpërit
e dyta shëron plotë mirësi


Vlera e sajë s’matet as me okë as me kile
thonë se peshon ma e rand se një bjeshkë
ajo të vret kur ka hile
e të shëron në hall kur të jesh


Me peshën e sajë matet dhe njeriu
gjithmonë se si peshën e sajë e vlerëson
nga shpirti i sajë dallohet njeriu
nese është i mirë apo shpirtëbrishtësi tregon


Në pasqyrën e sajë duhet të gjykohemi
nëse e kemi peshuar mirë para se me thënë
nëse rrëmbehemi e tërbohemi
më mirë të gëlltisim në vete pa e thënë


I ligu dhe i miri aty dallojnë
e bardha dhe e zeza janë pasqyra e sajë
i ligu me gjuhën e sajë veten e dënon
i miri mbetet vlera e çmuar e saje

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT