SHTATË DITË
Ja, kaluan ditët, bir
Më të shkurtrat ditë të hareshme
.
Do t’shkosh përsëri e pas shpinës tënde
Një kala e gurtë do përqarket tinëz
Të ma burgosë zemrën
Me shtatë kyçe
Në shtatë dyer
Si në shtatë vjet.
Ta dish, do ngrij atje brenda.
Shtatë fije floku litar do t’bëhen
E mallin për ty do lidhin
Në shtatë pemë dashurie
Që kur të fryjë murlan
Të qajnë degët, e shi kur të kullojë
Të rijetoj shtatë ditët e tua
Me mall nëne…
