Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritSinan Kërpaçi-ME MAJË

Sinan Kërpaçi-ME MAJË

ME MAJË

Në ditën e bukur u ngjita në majë
me gjunjët e lodhur,
me mendjen e kthjellët
dhe shumë mall
për një lartësi me prekje


si e pakapur më parë,
e denjë për një shenjë
në kalendar:
ngjitje e re në një ditë të bukur


pa e mësuar
nëse maja kishte ndonjë emër,
pa e menduar një nga ana ime,
me një imazh
që më sillet para syve,


një imazh që rreh krahët si flutur
brenda një dite,
një dite të bukur,
një dite me majë,


e në ditët pasuese
më tundojnë fuqishëm
këto fjalë:
ditë, lartësi, e bukur, e pakapur


dhe kalendar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT