Friday, December 26, 2025
BallinaSportAnila Toto- TASHMË...

Anila Toto- TASHMË…

TASHMË…

Sigurisht…ti s’je i detyruar të më duash
Tani që jam plakur e jam shëmtuar.
Por shpesh sytë e tu më shohin të hutuar
Thua sikur sapo më kanë zbuluar.


Sigurisht, ti mund të heshtësh sa të duash
Duke më lënë të kuptoj se unë jam vyshkur.
Por shpesh ta ndiej zërin duke më kërkuar
Sikur ke nevojë e më ke humbur.


Sigurisht mund të bëj shumë gjeste e fjalë
E të ndihem ndonjëherë e ngatërruar.
Por e vetme shpesh unë nis të shaj
Që s’kuptove kurrë sa të kam dashuruar!


Sigurisht të duhemi nuk jemi të detyruar
Mund të ikim dhe është shumë e thjeshtë.
Por,
pa ty, unë do vdes një femër e dëshpëruar.
Ti pa mua sigurisht je krejt i pashpresë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT