-AH, TI SE DI…-
Ah, ti se di çdo të thotë të duash,
Çdo të thotë mall që zemrën e shtrydh,
Ah, ti se di çdo të thotë të vuash,
Çdo të thotë dhimbje që frymën ta ndrydh.
Ti se di e dashur sa më mungon,
Prania jote, e qeshura që ajrin ma ngroh,
Ah, ti se di, si etja per ty, dejet m’i shpon,
E vetmia, lotët më ndjell kur ti më harron.
Ti se di se zëri yt i shëron plagët e mia,
Dhe rrahjeve të zemrës i jep oksigjen,
Vështrimi yt është shtrati ku prehet dashuria,
Fryma jote, errësirën në dritë shprese e kthen.
Ah, ti se di, që për mua je vetë jeta,
E dashur, ti se di që heshtja shpirtin ma bren…
