Sorrat sulmojnë kur gjejnë gjenë e ngordhur-
Shtatlarta dhe elegante malet e mia
Dhe janë të bukuzra shumë
Në brezoren e qiellit
Syhapur, pa gjume
Janë betuar në dritën e agimit të parë
Hijerënda,të bësës me veshtrim krenar
Punëtore e nikoqire të mira,fushat e mia
Me përparsën në brez të mesit
Po gatuajnë dashurinë
Me vesën e mengjesit
Nuse të bukura shumë fushat e mia,jeshilar
Kokën të mbeshtetur te malet argjendlarë
Detet e mia,me princat Adriatik e Jon
Me të bukurat e gjithë dheut
Janë ulur dhe endërrojnë
Në ballkonin e Atdheut
Dorën mbajnë njeri-tjetrit Adriatiku dhe Joni
Bregdeti me çelësa në dorë, po bëhet Ciceroni
Po kjo babëzia e sharlatanëve,ç’i zuri marrëzia
Ç’duan me malet,fushat,lumenjtë e detrat e mia?
Por unë kam malet e mia syhapur,këta trima azgan
Mbi sorrat e babëzitura vertisin të mprehtin jatagan
