Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritManushaqe Ismailaj-Malli i mërgimtarit!

Manushaqe Ismailaj-Malli i mërgimtarit!

Shpirti im s’është i qetë,
Vijnë mendimet valë valë!
Në qiellin e zymtë si retë,
Rrjedhin lotët s’kan të ndalë!


Shpirti im eshte i trazuar,
Mërgimtar ne dhe të huaj!
Shpirti zjarr i perveluar,


Malli i mërgimtarit shtohet,
Lexon jetën në errësirë!
Dhimbja e tij shumfishohet ,
Të jetoj në vendin e tij ka dëshirë!


Malli i mërgimtarit nuk tregohet,
S’ka si matet nuk peshohet!
Malli nga Atdheu nuk largohet!


Mërgimtari vuan nga përmallimi,
Mallin e shuan, toka ku ka lerë!
Te çdo mergimtar behet dallimi,
Çdo mërgimtar ndihet i mjerë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT