Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritInteri fiton ndaj Fiorentinës, me përmbysje të çmendur

Interi fiton ndaj Fiorentinës, me përmbysje të çmendur

nteri e ka mposhtur Fiorentinën, me rezultat 4-3, në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Nicola Barella, në minutën e 2′, derisa në minutën e 15′, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 33′, Cabral, e ngushton epërsinë e Interit, duke e shënuar golin e parë në ndeshje. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Fiorentina e barazoi rezultatin në minutën e 60′, me Ikonen.

Por në skenë doli prapë Martinez, i cili e shënoi golin e tretë dhe të epërsisë për herë të dytë në ndeshje.

Edhe njëherë Fiorentina e barazoi rezultatin me anë të Luka Joviq, në minutën e 90′.

Kur u mendua që ndeshja po përfundonte në favor të Fiorentinës, në skenë doli Henrikh Mkhitaryan, duke e vulosur përfundimisht fitoren e Interit.

Interi pas fitores kalon në vendin e shtatë me 21 pikë, pas 11 ndeshjeve

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT