Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeEshtë ndarë sot nga jeta arkeologia dhe prehistoriania e shquar shqiptare, profesoreshë...

Eshtë ndarë sot nga jeta arkeologia dhe prehistoriania e shquar shqiptare, profesoreshë Zhaneta Andrea.

Prof. Andrea lindi në qytetin e Korçës më 22.03.1937, në një familje intelektualësh dhe patriotike korçare. Studimet universitare në Fakultetin Histori-Filozofi, dega Arkeologji, pranë Universitetit të Sofies, në Bullgari.

Në vitin 1962 ajo iu bashkua grupit të parë të arkeologëve shqiptarë dhe ishte ndër ta e para grua që i dedikoi jetën akademike kërkimeve mbi prehistorinë shqiptare.

Aktiviteti i saj kërkimor përbën një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm.

Puna e saj e palodhur në terren është shtrirë në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, përmes pjesëmarrjes dhe drejtimit të një sërë ekspeditash arkeologjike, nga veriu në jug të vendit, si: vendbanimi i Zagorës në Shkodër, vendbanimet shpellore të Blazit dhe Nezirit në Mat, varreza tumulare e Bujanit në Tropojë, vendbanimi neolitik i Cakranit në Fier, nekropoli i Gërmenjit në Lushnje, tuma e Cerrujës në Gramsh. Korça e saj do zinte një vend të rëndësishëm të punës kërkimore.

Zhaneta Andrea është autore e një numri të shumtë artikujsh shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur kështu një referencë e rëndësishme për studimet prehistorike të Shqipërisë. Kontributi i profesoreshë Andreas spikat për seriozitetin, punën sistematike dhe rigoroze, duke e veçuar atë si një model të kërkuesit skrupoloz, që do lërë gjurmë të thella në studimet për prehistorinë shqiptare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT