Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-MOSMIRËNJOHËS!

Bukurie Binjaku-MOSMIRËNJOHËS!

MOSMIRËNJOHËS!

Ti kujtove, se tjetrit ia hodhe
Por vetes, të keqen i mbolle,
Shpirti kaq mosmirënjohës,
Ditë të bardha s’do shohësh

.
Ndjenjë trishtimi e lotin tim
Të lë dhuratë, t’i kesh kujtim,
Ç’ka bën, do e gjesh përpara,
Kur shpirti, të marrë të qara.


Më vjen keq, si nuk mendoni
Për veten tuaj, udhët bllokoni,
Lëndimi juaj, të vret në shpirt,
Shpirt i madh, ka udhën dritë.


Lëshoni tymin, si mjegull gri
S’keni faj, shpirtin në verbëri,
Kur s’ju intereson, shkelmoni,
Kur keni nevojë, “i përqafoni.


Sikur loz një teatër, sjellja juaj
Për lakmi e ligësi, të talentuar,
Ndihmën me këmbë, e shkelni,
Mëkate mbingarkuar, vetë jeni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT