Nikolin Xhoja (Gioia) u lind më 12 maj 1926 në Brindizi, Itali nga babai Teodor Gioia (italian, pronar kinemash) dhe nëna shqiptare Parashqevi. Por jeta e soli që Parashqevia me Nikolinin të kthehej në Shqipëri, në Durrës.Që në moshë të re, Nikolini rreshtohet në radhët e Brigadës së 3-të Sulmuese dhe merr pjesë aktivisht në krijimin e grupit artistik partizan në Kosovë, i cili dha shfaqje në Gjakovë, Sanxhak, Mitrovicë, Gostivar, Ohër etj. Pas çlirimit të vendit Nikolini nga viti 1953 ishte pjesë e Teatrit dhe estradës së Durrësit dhe është ndër aktorët e parë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Por në vitet 80-të i arrestojnë të birin për agjitacion e propagandë dhe kjo shkaktoi largimin e tij dhe bashkeshortes, aktores së njohur Meropi Xhoja nga skena. Në një gjendje të keqe shpirtërore ai sëmuret dhe pas një viti në spital ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare, më 27 qershor 1987.
Megjithese mbante titullin e lartë “Artisti i Popullit” dhe duhej të përcillej nga salla e komitetit Ekzekutiv, Ai nuk u përcoll as nga Teatri ku punoi 40 vjet dhe as nuk u organizua ceremoni për të. Populli i Durrësit e mbajti Nikolinin mbi supe dhe kortezhi përshkoi bregdetin, bulevardin kryesor dhe qëndroi pesë minuta heshtje para Teatrit “A.Moisiu”, ku ai interpretoi mbi 40 vjet, pastaj u përcoll në banesën e fundit.
Kanë mbetur të paharruar rolet e tij: Në Teatër: “Prefekti”, “Revizori”,
“Martesa”, “Komisari Memo”, “I sëmuri për mend” “Tregëtarja e antikuarit” etj.
Në Film: “Horizonte të hapura”, “Kapedani”, “Çifti i lumtur” “Thirrja”, Udhëtim në pranverë”, Në prag të jetës.
Nikolin Xhoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”, e më vonë me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
