Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritSabit Rrustemi-PRINCI I ARBËRIT

Sabit Rrustemi-PRINCI I ARBËRIT

PRINCI I ARBËRIT

( Bekim Fehmiut )

Po kthehesh atje prej ku u nise
Në të përjetshmen hise
Që e fitove vetë


Po e luan gjithmonshëm
Princin e Arbërit
Rolin e munguar
Skenës së njëmendtë


Lumbardhi i shtrydhë bjeshktë e gurta
E shkumëzon nga dhembja
Për tu kthyer tek vetja


Tek rrënja vjen Ti
Më i praruar se kurrë
Për secilën kohë


I the jo vendnumërimit
Për jetë e mot
Rrjedhon e vezullon pa kufi


Vetëm Lumbardhi ka këtë fat
Prehja jote të jetë
Përjetësisht
Dhe skena yte njëkohësisht


Mos u dëshpro
Nëse me vonesë
Kuptojmë mesazhim tend


Provinca na ka gërryer ngapak
Dhe ky Ballkan
Me një mal bajraqesh


Sa lumbardhi ka lumnue
Tokës sonë e trupit
Mëkatet ende s’na lanë
T’i çelim sytë

Me hirin tënd të lehtë të bardhë
Këtij lumi valë valë
Falna o i Arbërit Princ


Nuk të njohëm sa të patëm
Nuk të duam sa duhet as sot
A rreth emrit tend
do të sillemi e mbështillemi
për jetë e mot


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT