NËNTORI
Ti erdhe prap e prap o muaj i bekuar
Trokite embël në zemër t’shqiptarisë
Entuziazmi ndër ne nuk ka të mbaruar
O muaj i bekuar në analët e historisë
Nëntori of nëntori brohorisinë lartë
I bekuar qofshë nga vet perëndija
Valojnë flamujtë në çdo cep të art
Nëntori i lavdishëm i gjithë shqiptarisë
Shkronjat e arta të alfabetit arbëror
Që stolisinë të shenjëtën gjuhë të art
Shpërthejnë bujshëm porsi nji meteor
Lëshojnë rreze drite në shpirtinë shqiptar
Tridhjetegjashtë shkronja ar margaritar
Tridhjetegjashtë tinguj që qojnë shpirtinë peshë
Dhe gjithë kësaj toke i dhenë man e famë
Na bejnë të ndihëmi populli ma i shenjët
Ty moj tokë,arbërore të bekoi vet zoti
Dhe burrat e dheut që punuan pa u ndalë
Që nga Gjergji i madh i të gjitha kohërave
E gjerë tek Ademi komandanti legjendar
Nëntori i parë nentori i dyt ,nentori i tretë
Hapin lartë flatrat në mbarë shqiptarinë
Aty ku veq nji zë ndihët mbi këtë dhe
Nëntori na i hap zemrat e bashkimit ndër ne
Nuk ka sharje e as përçarje në shqiptari
Muaji i shenjëtë për të gjithë arbërorët
Aty ku u vun themetët e mvetsisë shtetrore
Aty ku lindi nji shtet më emrin e bekuar Shqipëri
Sot e mot gëzuar ,gëzuar kombi arbërorit
Dje lindi nji shqipëri e cunguar nga çdo anë
Sot nji shtët i dytë me emrin e bekuar kosovë
Shqipëri Kosovë .nji zemër e ndarë n’dyshë
Aortat andej e kendej lidhinë nji rrahje zemre
Më kapilarë gjaku rrethë e me rrethë arbërorit
Tivar Çameri,Iliridë edhe luginë ,nji trung i pandarë
E si mund të rrahë zerma e ndarë në copë ,copë
Gjymtyrët kërkojnë bashkiminë e nji trungu tok
Nëntorët e krenarisë kombtare qofshin bekuar
I bekuar qoft edhe kombi i shenjët i arbërorit
Gjithmonë të bashkuar rretë nji qellimi -ideali
Për bashkimin të punojmë kurr hapin mos të ndalim
