Ti dhe unë, pjesë e saj,
akullnajë gjithandej,
vetëm llavat e vullkanit
digjen brenda nesh.
Histori që shkruhet me akuj
e digjet me mall.
Por unë, si gjithmonë,
mbeta varg në mendjen tënde
dhe peng i lotëve të shpirtit.
Mallkimi
Por kush e mallkoi vallë dashurinë,
që të mos ndjehet,
që të mos pikojë?
Apo gjithmonë duhet të ketë një çmim
që duhet paguar,
dhe kostoja gjithmonë del
e papërballueshme?
E shifrat e ndjenjave,
herë bien,
herë ngrihen,
si një zemër
që s’di të dorëzohet
as kur dashuria
kthehet në dhimbje.
