Plagë të hapura
me kujdes,
ulërima që shuhen si sytë
e një bufi kur zbardh mëngjesi,
armiq të padukshëm
që bluajnë drurin e arrës
tek koka e krevatit,
mbulesë e rënë në dysheme,
jastëk me pupla zogjsh
të shtegtuar në pranvera fëmijësh
të vegjël,
dhe ti që ngre një flamur të bardhë
për të rënë në paqe
dhe për të fjetur edhe pak
