Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritLinda Agolli-SA SHPEJT VJEN NATA

Linda Agolli-SA SHPEJT VJEN NATA

SA SHPEJT VJEN NATA

Dhe shpejt, sa shpejt që vjen nata
Valëvitur si tyl i vejushës
Një prekje më endet në trup
Mbështillet si mjegulla gëmushës
Dhe shpejt, sa shpejt që vjen nata.


Dhe shpejt e shpejt bie nata
Këndon zëpak një zogth i trishtuar
Rrëzohet pa zhurmë një muzg
Më derdh errësirë përmbi duar
Dhe shpejt e shpejt bie nata.


Dhe shpejt, si qyrk rëndon nata
Një zilkë trembur tundet në erë
Shtëpi e vogël rrënuar
Hyjnë dy pleq, pas mbyllet një derë
Dhe shpejt, si qyrk rëndon nata.


Dhe shpejt, sa shpejt sundon nata
Dita shuhet sysh, e ngrata…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT