Ky mal mbi mal,
si shpirt mbi shpirt,
gjurmë mbi gjurmë
deri në dhimbje,
në tokën time…
Atje ku mbarojnë lartësitë,
nisin të fjalosen perënditë,
një mal i lartë
i mbledh stuhitë,
e nis vërshimi,
përmbytja e dytë…
Nëpër shkreptima
jepet kushtrimi:
Jeni a s’jeni?!
E mali malit nis t’i
flasë
me gjuhën e Rozafës.
Ky mal mbi mal,
si shpirt mbi shpirt,
ky shkëmb ku fjalosen
perënditë!
Si erdh kjo ditë?!
Guri gurit ia lëshon zënë:
Jam ai që kam qenë,
në V(Arkën) e Noes jam
